PËRGATITORE

Shkupi-Ballkani, miqësorja e kampionëve
12 June, 2022 @15:52
Kampioni i Maqedonisë Veriore do të luajë ndaj kampionit të Kosovës në miqësoren e përcaktuar për të martën, 14 qershor.
Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të shkupjanëve, ekipi i tyre do të ndeshet në Ohër në përballjen që nis prej orës 17:00.
Ballkani është qe disa ditë në përgatitje pranë liqenit të Ohrit, njëjtë sikurse Shkupi - të dy kampionë të posashpallur në shtetet e tyre.