Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Shkupi gati t’ia shet senegalezin Fenerbahçes

Foto: FCShkupi/fb

Shkupi gati t’ia shet senegalezin Fenerbahçes


6 May, 2020 @18:55

Skuadra e Shkupit që është në mes të tabelës në Maqedoninë Veriore dhe me gjasa të mira për të marrë pjesë në gara evropiane stinorin që vjen, është para shitjes së mesfushorit këmbëshpejtë të skuadrës, gjigandit turk Fenerbahçe.

Lamine Diack, mesfushori 19 vjeç nga Senegali që erdhi në verën e kaluar në kryeqytetin fqinj ka luajtur 22 ndeshje për ekipin e Shkupit në elitë të Maqedonisë Veriore dhe ka shënuar katër herë aty.

Ai është reprezentues i Senegalit U19. Erdh te Shkupi verën e vitit 2019 nga klubi i tij i Dakar.

Ndërsa Sportmedia maqedonase bën të ditur se ka mësuar nga burimet e klubit shkupjan, që ka pasë edhe trajner më parë ish reprezentuesin turk Umit Karan se është shumë afër marrëveshjes me Fenerbahçen për Diackun.

Fenerbahçe pritet t’i paguajë 200 mijë euro Shkupit për lojtarin në fjalë. Verdhekaltërit nga Stambolli edhe më parë kanë transferuar lojtarë nga elita e Maqedonisë. Elif Eljmas që u morr për para të vogla, iu shit Napolit për 16 milionë euro.

Sulmues kryesor dhe golashënuesi më i mirë i Fenerbahçes këtë stinor është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi me 13 gola të shënuara në Superligën turke.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League