Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKUP

Shkupi refuzon testet në spitale private

Foto: fcshkupi.com

Shkupi refuzon testet në spitale private


1 June, 2020 @14:29

Skuadra e Ligës së Parë në Maqedoninë veriore, KF Shkupi ka përgënjeshtëruar disa njoftime që kanë thënë se ekipi po refuzon testimet për COVID-19.

Klubi ka qartësuar se refuzon testimet për COVID-19 në spitale private, ndërsa ka kërkuar që këto të bëhen nga spitalet zyrtare shtetërore të Maqedonisë Veriore.

“Ne si klub nuk kemi pranuar të bëjmë testimet në spitalin Acibadem Sistina, pasi që nuk janë të pranuara nga institucionet përkatëse, ndërsa ka disa ditë që kemi bërë kërkesë të testohemi në spitalin shtetëror dhe jemi në pritje të datës për testime,” është thënë në njoftim të klubit.

Përndryshe klubi i Shkupit ka bërë të ditur se ekipi i tyre është në karantinë dhe kanë marrë masat adekuate për të gjithë.


 
Të gjitha lajmet nga