DIREKT - TEKSTUALISHT

Shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve 2021/22
13 December, 2021 @11:52
Sot në Nyon të Zvicrës mbahet shorti që do të përcaktojë duelet e të tetës së finales në Ligë të Kampionëve 2021/22.
RREGULLAT E SHORTIT:
Në short do të ndeshen skuadrat që kanë përfunduar si të dyta në fazën grupore, ndaj të parave.
Në rregullat e shortit hynë dy gjëra thelbësore, nuk guxojnë të ndeshen ekipet e të njëjtit shtet dhe ekipet që kanë qenë pjesë e grupit të njëjtë në fazën grupore.
Mëposhtë janë skuadrat që kanë përfunduar si fitues të grupit dhe vendet e dyta.
FITUESIT E GRUPEVE: Man City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern, Man United, Lille, Juventus.
VENDET E DYTA: Paris, Atletico, Sporting, Inter, Benfica, Villarreal, Salzburg, Chelsea.
Si ish-lojtar i Zenitit, Andrei Arshavin, është ftuar për të ndihmuar në short të UEFA-së.
Shorti nis pas orës 12:00 dhe çiftet do të dalin këtu, posa të shortohen (direkt, me tekst). Duke klikuar refresh (rifresko) faqen, ju shfaqen çiftet posa të nis tërheqja e shortit:
Benfica (POR) - Real Madrid (ESP)
Villarreal (ESP) - Man City (ENG)
Atletico Madrid (ESP) - Bayern (GER)
Salzburg (AUT) - Liverpool (ENG)
Inter (ITA) - Ajax (NED)
Sporting (POR) - Juventus (ITA)
Chelsea (ENG) - Lille (FRA)
Paris (FRA) - Man United (ENG).
Duelet e para do të luhen më 15/16 shkurt të vitit 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 mars 2022.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë më 29 maj 2022, të shtunën, ndërsa fitues i fundit i garës është Chelsea.