RUSSIA 2018

Shorti i Botërorit 2018
25 July, 2015 @17:51
Shorti i Kampionatit Botëror Rusia 2018 po tërhiqet në qytetin St. Petersburg të Rusisë.
Zona e Afrikës
Raundi i parë
Në raundin e parë 26 shtetet të renditura më dobët në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, luajnë nga dy ndeshje (vajtje-ardhje) me kundërshtarët përkatës sipas shortit. Prej tyre, 13 shtete kualifikohen në raundin e dytë për të vazhduar më tej drejtë kualifikimit në Botëror.
Raundi i dytë
Në raundin e dytë 13 shteteve të kualifikuara nga raundi i parë i shtohen edhe 27 shtete të tjera të renditura më lartë nga renditja e përgjithshme e FIFA-s, ku do të luajnë përsëri nga dy ndeshje (vajtje-ardhje) me kundërshtarët e përcaktuar sipas shortit. 20 shtete fituese nga ky raund, kualifikohen në raundin e tretë.
Zona e Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve
Raundi i tretë
Dhjetë shteteve të kualifikuar nga raundi i dytë i zonës së Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve, i bashkohen edhe Xhamajka dhe Haiti në raundin e tretë, ku pas ndeshjeve vajtje-ardhje me kundërshtarët e përcaktuar sipas shortit, gjashtë shtete kualifikohen në raundin e katërt.
Raundi i katërt
Gjashtë shteve të kualifikuara nga raundi i tretë, i bashkohen edhe gjashtë të tjera (Kosta Rika, Meksika, SHBA, Hondurasi, Panama, Trinidad Tobago), për ta përmbushur numrin e 12 skuadrave pjesëmarrëse të raundit të katërt, të cilët luajnë nga dy ndeshje (vajtje-ardhje) me kundërshtarët të përcaktuar sipas shortit, për t’u kualifikuar më pas në raundin e pestë.
Zona e Oqeanisë
Shtatë shtete, së bashku me fituesin e grupit të raundit të parë, formojnë tetëshen e cila sipas shortit ndahet në dy grupe me nga katër ekipe, të cilët do të luftojnë për të shkuar më tej duke u kualifikuar në raundin e tretë.
Zona e Amerikës Jugore
Dhjetë shtete luajnë në mes vete nga dy herë (vajtje-ardhje) me secilin prej tyre në formë të ligës së zakonshme. Katër shtetet e para kualifikohen direkt në Botëror, derisa vendi i pestë luan në Play Off.
Zona e Europës
52 shtete të ndara në nëntë grupe, luajnë nga dy ndeshje (vajtje-ardhje) me kundërshtarët e tyre në grup të përcaktuar sipas shortit. Fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Botëror, derisa tetë vendet e dyta më të mira, luajnë në fazën e Play-Offit për t’i siguruar edhe katër vendet e lira të mbetura për në Botëror nga zona e Europës.