VIDEO

Predha e Mexesit vendos derbin milanez
25 July, 2015 @16:02
Njëri prej derbive më të forta në botë, ai ndërmjet Milanit dhe Interit, përfundoi me fitoren e ekipit të Milanit, që triumfoi me rezultat minimal 1-0.
Në ndeshjen e karakterit përgatitor për stinorin e ri që u zhvillua në kuadër të turneut ndërkombëtar në Kinë, fjalën kryesore e tha mbrojtësi françez i Milanit, Philippe Mexes, i cili e përcaktoi rezultatin përfundimtar të ndeshjes duke shënuar një gol fantastik.
Rossonerët nga minuta 88’ luajtën me një lojtar më pak pasi që me karton të kuq u ndëshkua mesfushori Antonio Nocerino.
Goli i Mexesit
Reagimi i Mihajlovicit pas golit