Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELET E RADHËS

Shorti i çerekfinales dhe rregullat

Shorti i çerekfinales dhe rregullat


16 March, 2023 @0:26

Të premten më 17 mars me fillim prej orës 12:00 do të hidhet shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Rregullat e shortit prej kësaj faze janë: secili me secilin - pra nuk ka ndalesa në ndeshje mes ekipeve të shteteve të njëjta, bartës dhe jobartës, apo ekipeve që kanë dalë nga i njëjti grup nga faza grupore.

Në të njëjtën ditë, bëhet i ditur edhe rrugëtimi dhe çiftet rivale të gjysmëfinales së garës - pra ekipet do të dinë kundërshtarët potencialë të gjysmëfinales.

Ekipet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve janë: Bayern, Benfica, Chelsea, Inter, Manchester City, Milan, Napoli dhe Real Madrid.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League