Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DIREKT - TEKSTUALISHT

Shorti i fazës “PlayOff” Europa League 2021/22

Shorti i fazës “PlayOff” Europa League 2021/22


13 December, 2021 @12:48

Në zyret e UEFA-së në Nyon pas orës 13:00 hidhet shorti për të tetën e finales së Europa League.

Fituesit e fazës grupore të Europa League nuk futen në short, duke shkuar në të tetën e finales direkt.

E kjo fazë e shortit quhet PlayOff për të tetën e finales.

Ndërsa në short futen vendet e dyta të fazës grupore të Europa League si dhe ekipet që kanë pasur pozitën e tretë në fazën grupore të Champions League.

Kjo është hera e parë që shorti hidhet në këtë mënyrë.

Kështu, në short do të jenë si bartës:

BARTËSIT: Real Betis, Braga, Dinamo Zagreb, Lazio, Napoli, Olympiacos, Rangers, Real Sociedad.

JOBARTËSIT: Atalanta, Barcelona, Dortmund, Leipzig, Porto, Sevilla, Sheriff, Zenit.

Pasi që të shortohen këta, luajnë fazën përkatëse me dy ndeshje (brenda-jashtë) dhe fituesit e çifteve shkojnë në të 1/8 e finales me fituesit e grupeve të Europa League, e që janë:

Lyon, Monaco, Spartak Moska, Eintracht, Galatasaray, Crvena Zvezda, Bayer, West Ham.

SHORTI I PLAYOFF PËR 1/8 EUROPA LEAGUE:

Sevilla (ESP) - Dinamo Zagreb (CRO)
Atalanta (ITA) - Olympiacos (GRE)
Leipzig (GER) - Real Sociedad (ESP)
Barcelona (ESP) - Napoli (ITA)
Zenit (RUS) - Real Betis (ESP)
Dortmund (GER) - Rangers (SCO)
Sheriff (MOL) - Braga (POR)
Porto (POR) - Lazio (ITA)


Ndeshjet e para luhen më 17 shkurt, ndërsa ato të kthimit, një javë më vonë. Finalja e Europa League do të luhen më 18 maj 2022 në Sevilla të Spanjës, në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League