NATIONS LEAGUE 2022/23

Shorti i Ligës së Kombeve 2022/23
16 December, 2021 @17:57
Sot hidhet shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2022/23 të garës, ndërsa Kosova do të jetë pjesë e Ligës C, ku pret t’i mësojë kundërshtarët e grupit.
Shorti mbahet në Nyon të Zvicrës, ndërsa TopSporti.com ju sjell shortin direkt tekstualisht, ku me një rifreskim të faqes do të kuptoni në kohë reale shortin.
hours until #NationsLeague draw pic.twitter.com/HdEhCkUCB9
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) December 16, 2021
Shortin është duke e udhëhequr Pedro Pinto, shefi i mediave në UEFA, ish-gazetar i sportit në CNN.
Robert Pires i Francës dhe Gaizka Mendieta i Spanjës do të tërheqin topat nga vazot për të përcaktuar shortin. Fituesi i parë Ligës së Kombeve është Portugalia, ndërsa pas tyre triumfoi së fundi Franca. Ky është shorti për edicionin e tretë të garës së re me kombëtare të UEFA-së.
Pas pak, hidhet shorti, po jipen shpjegimet e fundit. Ndeshjet luhen mes qershorit dhe shtatorit të vitit 2022.
LIGA D:
Grupi 1: Letonia, Andorra, Lihtenshtajn, Kazakistan/Moldavia,
Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta.
LIGA C:
Grupi 1: Ish. Faroe, Lituania, Luksemburgu, Turqia.
Grupi 2: Qipro/Estonia, Kosova, Greqia, Irlanda V.
Grupi 3: Kazakistani/Moldavia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Sllovakia.
Grupi 4: Gjibraltari, Gjeorgjia, Maqedonia V., Bullgaria.
LIGA B:
Grupi 1: Armenia, Irlanda, Skocia, Ukraina.
Grupi 2: Shqipëria, Izraeli, Rusia, Islanda.
Grupi 3: Mali i Zi, Rumania, Finlanda, Bosnja e Hercegovina.
Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegjia, Suedia.
LIGA A:
Grupi 1: Austria, Kroacia, Danimarka, Franca.
Grupi 2: Çekia, Zvicra, Portugalia, Spanja.
Grupi 3: Hungaria, Anglia, Gjermania, Italia.
Grupi 4: Uellsi, Polonia, Holanda, Belgjika.