Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA SHORTIT

Turqia e Sllovakia, ndër rivalët më të fortë që mund t’i bien Kosovës në short

Turqia e Sllovakia, ndër rivalët më të fortë që mund t’i bien Kosovës në short


Shkruan: D. S.

14 December, 2021 @23:50

Pas shpëtimit nga rënia në Ligën D të Kombeve në edicionin e kaluar, Kosova përsëri do të jetë pjesë e Ligës C të Kombeve, ndërsa para shortit që do të hidhet të enjten (16 dhjetor) mbrëma, t’i shikojmë kundërshtarët potencialë që do të mund t’i bien reprezentacionit, që s’ka trajner permanent ende!

Kosova do të jetë pjesë e Ligës C të Kombeve, ndërsa bën pjesë në vazon e tretë të skuadrave të kësaj lige.

Kosova

Si më të forta të Ligës C, me renditjen e UEFA-së, nëpër vazo janë renditur Turqia, Sllovakia, Bullgaria dhe Irlanda Veriore. Të gjitha këto bëjnë pjesë në vazon e parë të kësaj lige.

Në vazon e dytë janë kundërshtarë të tipit si Greqia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Maqedonia Veriore.

Kosova

Në vazon e tretë, ku bën pjesë edhe vetë Kosova dhe me skuadra që sigurisht nuk do të ndeshet bëjnë pjesë Lituania, Gjeorgjia dhe Azerbajxhani.

Ndërsa një vazo më poshtë, që llogariten si ekipet më të dobëta në grupet që do të përcaktohen pas shortit bëjnë pjesë: Kazakistani/Moldavia, Qiproja/Estonia, Gjibraltari dhe Ishujt Faroe. Ekipet e papërcaktuara do të përcaktohen pas ndeshjeve të PlayOutit në mars 2022, kur ndeshen Qipro-Estonia dhe Kazakistani-Moldavia. 

Kosova

Sa i përket historisë së garës, Kosova ka kujtime të mira nga edicioni i parë i Ligës së Kombeve, kur bënte pjesë në Ligën D, ku fitoi grupin e vetë dhe siguroi PlayOffin për EURO si dhe u ngrit në Ligën C.

Në Ligën C, sa për shkak të pandemisë sa për shkak të kundërshtarëve, Kosova menzi përfundoi e parafundit në grup duke lënë pas vetëm Moldavinë, për të qenë pas Greqisë e Sllovenisë.

Shorti i Ligës së Kombeve hidhet të enjten në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 18:00. Ndeshjet do të zhvillohen në periudhën qershor-shtator 2022, ashtu që të përfundojnë para Botërorit të Katarit, që do të nis në nëntor 2022.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve