Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DANIMARKA 1-2 BELGJIKA

Shpëtimtari De Bruyne, Belgjika fiton me përmbysje

Foto: UEFA

Shpëtimtari De Bruyne, Belgjika fiton me përmbysje


17 June, 2021 @19:57

Fitore me përmbysje shënoi sot Belgjika në ndeshjen ndaj Danimarkës.

Ndonëse pjesën e parë luajti mjaft dobët dhe Danimarka kishte epërsi 1-0 falë golit të hershëm të Poulsen (2’), Belgjika ishte krejt tjetër në pjesën e dytë dhe me plot meritë shënoi fitore me përmbysje.

GRUPET EURO2020

Rolin kryesor në përmbysjen e rezultatit e luajti inkuadrimi i Kevin De Bruyne nga banka rezervë. Mesfushori fantastik i Manchester Cityt dhuroi një asistim për Thorgan Hazard në minutën e 55’, e më pas shënoi një supergol me të majtën në minutën e 70’, për t’ia dhuruar kështu fitoren skuadrës së tij, 1-2 pas 90 minutave.

Pas dy ndeshjeve, Belgjika i prin grupit B me 6 pikë, kurse Danimarka mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve. Me pikë të barabarta, nga 3 secila, në këtë grup janë Finlanda e Rusia.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani