Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBËTARJA

Shqipëri-Izrael, fillon shitja e biletave

BOROZANI

Shqipëri-Izrael, fillon shitja e biletave


26 October, 2016 @17:27

Federata Shqiptare e Futbollit sot me anë të një komunikate ka bërë të ditur se ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen Shqipëri-Izrael, që do të luhet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Biletat mund të blihen në dyqanin zyrtar të FSHF-së në Tiranë dhe në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Që nga mesi i këtij muaji, biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael ishin në shitje nëpërmjet dyqanit online të faqes zyrtare të FSHF-së.

Ndeshja me Izraelin do të luhet më 12 nëntor nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.



ÇMIMET E BILETAVE

C2 , C3, C4 + E2, E3, E4 1.000 lekë ~ 7.33 euro
C1, C5 + E1, E5 1.500 lekë ~ 10.99 euro
D1, D4 2.000 lekë ~ 14.66 euro
D2, D3 3.000 lekë ~ 21.98 euro
A, B 8.000 lekë ~ 58.62 euro
VIP 18.000 lekë ~ 131.90 euro

 
Të gjitha lajmet nga