INTERESIMI
Shqipëri-Maqedoni, më shumë se gjysma e biletave të shitura
29 August, 2016 @19:31
Kur ka mbetur vetëm edhe një javë deri në ndeshjen e parë të Shqipërisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, më shumë se gjysma e biletave tashmë janë shitur.
Shqipëria do të luajë me Maqedoninë më 5 shtator në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, ndërsa biletat në shitje kanë mbetur vetëm në disa pjesë të tribunave.
Të gjithë sektorët e tribunave D dhe E, si dhe tribunat C4 dhe C5 janë shitur, ndërsa në shitje mbeten vetëm pjesët A, B, VIP, C1, C2 dhe C3 të tribunave.
Biletat për këtë ndeshje mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së.