PRISHTINA
Fusha e keqe në Prizren, lëndon lojtarin e Prishtinës
29 August, 2016 @18:21
Skuadra e Prishtinës nuk do të mund të llogaris në tre javët e ardhshme tek futbollisti i saj, Lorik Boshnjaku.
Ai ka lënduar muskulin gjatë ndeshjes Liria-Prishtina që u zhvillua në fundjavë, ndërsa klubi bardhekaltër ka thënë se shkaku i lëndimit të tij ishte fusha e keqe sintetike në Prizren.
Nga dita e nesërme stërvitjeve të Prishtinës do t’i rikthehet edhe Mërgim Pefqeli, i cili kishte munguar për një kohë për shkak të problemeve shëndetësore.