BILETAT
Shqipëri - Serbi, çmimet dhe shitja e biletave
Teksti nga Federata Shqiptare e Futbollit
15 September, 2015 @18:20
Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin Europian Euro 2016.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 08 tetor, ora 20.45. Biletat mund të blihen në faqen zyrtare të FSHF-së në këtë link.
Si edhe në ndeshje të meparshme, njoftojmë të gjithë tifozët se stadiumi Elbasan Arena është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.
Biletat për këtë event do të jenë të personalizuara dhe për asnjë arsye, asnjë person i cili nuk do të mbajë një biletë me emrin e tij mbi biletë nuk do të lejohet të hyjë në stadium.
Listat nominative të personave të pajisur me biletë do t’i komunikohen Policisë së Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave problematikë apo të dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e eventit.
Çmimet e biletave per kete ndeshje jane
Tribunat C2, G2 | 1.000 lekë | ||
Tribunat C1, C3, G1 | 1.500 lekë | ||
Tribunat D, F | 2.000 lekë | ||
Tribuna E | 3.000 lekë | ||
Tribunat B1, B5 | 6.000 lekë | ||
Tribunat B2, B4, A1, A4 | 8.000 lekë | ||
Tribuna A2, A3, B3 | 10.000 lekë |