SUPERLIGA
Keçi e Krasniqi në procedurë disiplinore
15 September, 2015 @12:22
Komesari i garave në Raiffeisen Superligën e Kosovës, pas shqyrtimit të materialit të zyrtarëve të ndeshjes Hajvalia - Gjilani, sot ka inicuar procedurë disiplinore ndaj kryetrajnerit të Hajvalisë, Synaj Keçi, dhe lojtarit të Gjilanit, Besnik Krasniqi.
I pari është inicuar për shkak të fyerjeve dhe sharjeve të vazhdueshme ndaj gjyqtarit anësor, Driton Preniqit, derisa Krasniqi është inicuar për shkak të goditjes me grusht ndaj lojtarit kundërshtar gjatë ndeshjes Hajvalia - Gjilani që u zhvillua në Kishnicë, në kuadër të xhiros së katërt.
Keçi dhe Krasniqi do të kenë afat prej tre ditësh për t’u ankuar në Komisionin për ankesa.