EUROPA LEAGUE
Gjyqtarë hungarez në ndeshjen Skenderbeu - Besiktas
14 September, 2015 @16:38
Gjyqtarët hungarez do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Skenderbeu - Besiktas, që do të jetë ndeshja e parë në histori për një ekip shqiptar që do të luajë në grupe të një gare europiane siç është Europa League.
Kryesori do të jetë gjyqtari Tamas Bognar, derisa ndihmësit e tij do të jenë Laszlo Viszokai dhe Gabor Erös. Gjyqtar i katërt do të jetë Oszkar Lemon, ndërsa gjyqtarët shtesë do të jenë Zsolt Szabo dhe Peter Solymosi.
Ndeshja ndërmjet Skenderbeut dhe Besiktasit do të luhet të enjtën në ora 21:05 në stadiumin Elbasan Arena.