HUMBJA E PARË
Kampioni ndalet në Gjilan
15 September, 2015 @18:08
Rezultati i sotëm në ndeshjen Gjilani - Ferronikeli, ka bërë që asnjë skuadër të mos jetë me bilanc të qindpërqindtë në Superligë.
Ky fakt erdhi falë fitores së ekipit gjilanas, i cili e mposht kampionin aktual të Kosovës me rezultat minimal 1-0.
Goli i vendasve erdhi qysh në minutën e pestë me anë të Betim Haxhimusës, i cili e mposhti portierin mysafir, Granit Kolshin.
Ekipi i Gani Sejdiut kishte raste të mira për të shënuar, sidomos në pjesën e dytë, madje në minutën 75 drenicakët përfituan penallti, të cilin nuk mundi ta shndërroj në gol Mentor Zhdrella.
Me këtë fitore Gjilani ngjitet në krye të tabelës me 12 pikë, aq sa ka edhe Ferronikeli në pozitën e dytë. Ky rezultati i ka hapur rrugën Trepçës ‘89, e cila në rast të fitores nesër ndaj Hajvalisë, do ta merrte kryesimin në radhitjen tabelare të Superligës.