VËMENDJA TEK VËLLEZËRIT
Shqipëri-Zvicër, në faqen zyrtare të Arsenalit
10 June, 2016 @19:13
Sikurse shumë media botërore, edhe skuadrën e Arsenalit e ka tërhequr vëmendja për ndeshjen Shqipëri-Zvicër.
Kjo për arsye të përballjes kundër njëri tjetrit të dy vëllezërve, Taulant dhe Granit Xhaka, ku ky i fundit është edhe transferi i fundit i Arsenalit.
“Do të jetë vështirë. Unë luaj për Zvicrën dhe vëllau im luan për Shqipërinë. Shpresoj në fitoren e Zvicrës dhe pas ndeshjes shpresoj t’ia shtrëngojë dorën vëllaut tim duke i uruar fat për ndeshjet e radhës,” ka thënë Graniti për faqen zyrtare të Arsenalit.
Team-mates facing off is one thing but what about siblings? Xhaka discusses playing his brother when #SUI face #ALB https://t.co/RChABPjGp7
— Arsenal FC (@Arsenal) June 10, 2016