HEAD TO HEAD
Historia për historinë
10 June, 2016 @18:41
Shqipëria nga përballjet e mëparshme me Zvicrën, nuk ka arritur të shënojë asnjëherë fitore.
Në gjashtë ndeshjet sa janë zhvilluar deri më tani ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës, helvetikët kanë shënuar pesë fitore, derisa një ndeshje ka përfunduar me barazim.
Ndeshja e parë është zhvilluar në vitin 1965 në kuadër të kualifikimeve për Botëror, ndërsa barazimi i vetëm i Shqipërisë ka ardhur në tetor të vitit 2002, në ndeshjen që kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Në golaverazh Zvicra ka epërsi prej 7 golave (11-4), ndërsa Xherdan Shaqiri dhe lojtari i atëhershëm i Zvicrës, Jakub Kuhn, janë dy futbollistët e vetëm që kanë shënuar më shumë se një gol nga këto përballje.
Shaqiri gjithashtu është edhe futbollisti i vetëm nga ekipet aktuale të Shqipërisë dhe Zvicrës, që ka shënuar gol më parë në ndeshjet e ndërmjetme.
Tani, në ndeshjen e parë historike të Shqipërisë në një Kampionat Europian, kuqezinjtë do ta kenë rastin të shkruajnë edhe një tjetër histori të re, në qoftëse e mposhtin Zvicrën.
Kjo ndeshje, e cila do të luhet për herë të parë në terren neutral, do të zhvillohet nesër (11 qershor) nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit Lens të Francës.
Ndeshjet e mëparshme ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës
11.04.1965, Tiranë | Shqipëria-Zvicra 0-2 | Quentin 33' Jakob Kuhn 90' |
Kualifikimet për Botërorin 1966 |
02.05.1965, Gjenevë | Zvicra-Shqipëria 1-0 | Jakob Kuhn 10' | Kualifikimet për Botërorin 1966 |
12.10.2002, Tiranë | Shqipëria-Zvicra 1-1 | Murat Yakin 37' Edvin Murati 78' |
Kualifikimet për EURO 2004 |
11.06.2003, Lancy | Zvicra-Shqipëria 3-2 | Bernt Haas 10' Altin Lala 23' Alex Frei 32' Cabanas 71' Ervin Skela 86' |
Kualifikimet për EURO 2004 |
11.09.2012, Luzern | Zvicra-Shqipëria 2-0 | Gökhan Inler 22' Xherdan Shaqiri 68' |
Kualifikimet për Botërorin 2014 |
11.10.2013, Tiranë | Shqipëria-Zvicra 1-2 | Xherdan Shaqiri 48' Michael Lang 78' Hamdi Salihi 89' |
Kualifikimet për Botërorin 2014 |
11.06.2016, Lens | Shqipëria-Zvicra ?-? | EURO 2016 |