NË PRIZREN
Arrin trajneri boshnjak te Liria
10 June, 2016 @18:16
Trajneri boshnjak, Amir Alagic, ka arritur sot te Liria. Ai ende nuk është trajner zyrtar i Lirisë, por Bordi i ekipit do të vendos në ditët në vijim.
Sidoqoftë, ai ka nisur punën me ekipin bardhezi sot në Prizren.
“Kemi organizuar një mini-kamp ku kemi mbledhur futbollistët ndërsa qëllimi është që Alagic të njihet me lojtarët, qëllimet dhe objektivat e klubit. Në ndërkohë do të qartësohet situata, pas disa ditëve,” ka thënë kreu i ekipit prizrenas Mirsad Çollaku për faqen zyrtare të ekipit të Lirisë sot.
Alagic ka punuar më parë në Australi, Suedi, Arabi Saudite dhe ka drejtuar ekipin U21 të Bosnjes.