KU JANË LISTAT?

BOROZANI/D.S.
Shqipëria dhe Rusia, të fundit çelin letrat
21 May, 2016 @11:16
Edhe 10 ditë ka deri në fund të këtij muaji dhe afatit për të shpalsour listën e të ftuarve për EURO 2016.
22 nga 24 përfaqësueseset pjesëmarrëse në EURO 2016 kanë publikuar emrat e të ftuarve (së paku të zgjeruara) ndërsa 2 vendet e vetme që ende nuk kanë dhënë asnjë sinjal për këtë janë Shqipëria dhe Rusia.
Në ditët në vijim pritet që Gianni De Biasi të dalë me listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2016, edhe pse në media deri sot është spekuluar për 23-shen e mundshme shqiptare.
Sidoqoftë, opinioni kuqezi mezi pret zyrtarizimin e 23-shes që do të debutojë në një ngjarje të madhe të futbollit të shtetit shqiptar.