UEFA

Shqipëria, ekipi i javës
10 September, 2014 @19:25
Se fitorja minimale si mysafire ndaj Portugalisë ishte vërtetë diçka e madhe për Shqipërinë e konfirmoi edhe faqja zyrtare e UEFA-së.
Kjo faqe e ka zgjedhur Shqipërinë si ekipi më i mirë i javës, duke e quajtur “fitore senzacionale” triumfin ndaj portugezëve.
Kuqezinjtë e mposhtën favoritin kryesor të grupit me rezultat 1-0 me anë të golit të sulmuesit shkodran, Bekim Balaj.
Kapiteni Lorik Cana dhe përzgjedhësi Gianni De Biasi këtë fitore e quajtën “historike”, derisa përzgjedhësi portugez, Paulo Bento ishte më i zymtë duke thënë që populli i tij ka të drejtë të jetë i mërzitur dhe për këtë ai nuk do të kërkojë falje.