I DËNUARI

I gatshëm për El Clasico
10 September, 2014 @18:01
El Clasicoja e parë e stinorit do të luhet në javën e nëntë të La Ligas, përkatësisht më 25 tetor.
Pasi u bë e ditur data e zhvillimit të ndeshjes, u mësua edhe fati i Luis Suarezit, për të cilin ishte e dyshimtë se a do të ketë të drejtë lojë në ndeshjen kundër Real Madridit apo jo.
Suarez ishte dënuar me 4 muaj moslojë pasi e kishte kafshuar Giorgio Chiellinin gjatë ndeshjes Uruguaj-Itali në Kampionatin Botëror, ndërsa dënimi i tij kishte filluar të zbatohej më 25 qershor, që do të thotë se pikërisht një ditë para El Clasicos (24 tetor) do të përfundojë dënimi i uruguajanit.