IBRA

“Sepse Alaba është i shkurtër”
10 September, 2014 @8:42
Futbollisti kontravers i përfaqësueses së Suedisë dhe ekipit Paris Saint Germain, Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte shënjestër e kritikave pas ndeshjes Austri-Suedi, për shkak të goditjes me bërryl në fytyrë të futbollistit kundërshtar, David Alaba, është arsyetuar për gjestin e tij. Borozani.com
“Alaba dy tre herë m’u vërsul tek unë, derisa unë mundohesha ta ruaja topin. Ky rast ndodhi për shkak se Alaba është 1.50 apo 1.60 i gjatë. Por gjyqtari dha faul për atë pozicion. Ishte në dijeni të situatës. Po qe se nuk është kështu si them, atëherë duhet të marrë dënim për 40 ndeshje,” tha Ibra, transmeton eurosport.
Video