GARETH BALE

Messi i Uellsit!
10 September, 2014 @8:24
Njeri vendimtar i fitores së Uellsit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Andorrës, Gareth Bale, ka marrë lëvdata nga përzgjedhësi i tij, Chris Coleman.
Bale ka shënuar dy gola në këtë ndeshje për ta përmbysur disavantazhin e skuadrës së tij dhe për t’ia siguruar tre pikët e para në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016 ekipit uellsian.
“Janë vetëm dy lojtarë në botë, Lionel Messi dhe Gareth Bale, të cilët mund të bëjnë diçka të tillë,” tha Coleman pas ndeshjes.