BLERIM XHEMAILI

galatasaray.org
‘Xhemaili’ tanimë në shqip!
9 September, 2014 @18:14
Përforcimi i ri i skuadrës turke Galatasaray, Blerim Xhemaili, e ka përmirësuar mbiemrin e tij.
Në fanellën e tij tek ekipi i Galatasarayit, mbiemri i Blerimit është shkruar me shkronjën shqipe ‘Xh’, e jo siç ka qenë deri më tane me ‘Dz’ (Dzemaili), derisa ‘6’ do të jetë numri të cilin do ta bartë reprezentuesi i Zvicrës në shpinën e tij.
Xhemaili ishte transferuar në Galatasaray nga skuadra e Napolit së bashku me bashkëlojtarin e tij, Goran Pandev, në ditët e fundit të afatit kalimtar.