ZVICRA - ANGLIA

Anglia kthehet me fitore nga Zvicra
8 September, 2014 @22:21
Anglia e ka filluar në mënyrën më të mirë kualifikimet për Kampionatin Europian EURO 2016. Të përzgjedhurit e trajnerit Roy Hodgson kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Zvicrës, ekip ky i cilësuar si më rivali më i fortë i anglezëve në grupin E.
Tranferi i ri i Arsenalit, Danny Welbeck, shkëlqeu me dy gola në ndeshjen e sontme, duke realizuar në minutat 59’ dhe 90’, duke arritur në shifrën e dhjetë golave me fanellën e kombëtares.
Për Zvicrën startues në këtë ndeshje ishin katër futbollistë shqiptarë, Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, derisa Blerim Xhemajli u inkuadrua në lojë në minutën 74’ duke e zëvendësuar Xhakën, kurse Pajtim Kasamit nuk iu dha fare rasti për t’u provuar në këtë ndeshje.
Ndeshjen e radhës në kuadër të eliminatoreve Zvicra do ta luajë kundër Sllovenisë, ndërsa Anglia kundër San Marinos.