KOSOVA - OMANI

BOROZANI/ Erdis Driza
FFK reagon ndaj RTK-së
8 September, 2014 @11:10
Ndeshja miqësore ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Omani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë dhe që doli të jetë historike pas fitores së parë të Kosovës, nuk është transmetuar fare nga Radio Televizioni i Kosovës, që është kanali publik i vendit.
Sipas RTK-së, mos transmetimi i ndeshjes është bërë për shkak të kostos së pakuptimtë dhe të papërballueshme për t’i marrë të drejtat e transmetimit të drejtpërdrejtë, ndërsa për këtë menjëherë ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës me anë të një njoftimi për media.
“Pas publikimit të lajmit në lajmet qendrore të RTK-së kinse se për ta ka qenë e papërballueshme dhe e pakuptimtë kostoja e transmetimi televiziv, FFK-ja ndjen të nevojshme për hirë të vërtetës të sqarojë opinion se RTK-ja në asnjë rast nuk ka shfaqur interesim që të transmetojë ndeshjen Kosova-Omani, e aq më pak ka qenë në pyetje ndonjë kosto sepse askush nuk ka negociuar për një gjë të tillë. Por, siç duket RTK-ja pas presionit të taksapaguesve dhe adhruesve të futbollit nga të gjitha anët ështe detyruar të shërbehet me gënjeshtra, për të hedhur fajin tek FFK-jë kinse ka vënë një kosto të papërballueshme. FFK-ja gjithmonë ka qenë transparente dhe e hapur ndaj të gjitha mediumeve, sëkëndejmi edhe ndaj RTK-së. Për ne, është e pakuptimtë që një medium që paguhet dhe financohet nga taksapaguesit e Kosovës të transmetojë ndeshje tejra të futbollit apo të basketbollit dhe të mos gjejë hapësirë për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës. Ne mbesim me shpresë se RTK-ja do të kuptojë më në fund rëndësinë që ka përfaqësuesja e Kosovës dhe ndeshjet e saj dhe do të ndryshojë qasjen,” thuhet në njoftimin e FFK-së.