SHQIPET E ZVICRËS

Zvicra e nis me katër shqiptarë
8 September, 2014 @20:03
Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi janë zgjedhur në njëmbëdhjetëshen startuese të përzgjedhësit Vladimir Petkovic për ndeshjen e sontme kundër Anglisë, që do të luhet në kuadër të eliminatorëve për EURO 2016.
Përveç katërshes së lartpërmendur, dy shqiptarë të tjerë të ekipit zviceran, Pajtim Kasami dhe Blerim Xhemajli do të presin mundësinë që të inkuadrohen në lojë nga banka rezervë.
Ndeshja Zvicra - Anglia fillon nga ora 20:45.
FORMACIONET:
Zvicra: Sommer, Lichtsteiner, Von Bergen, Rodriguez, Djouro, Inler, Xhaka, Behrami, Shaqiri, Seferovic, Mehmedi
Anglia: Hart, Stones, Baines, Cahill, Jones, Henderson, Wilshere, Delph, Sterling, Welbeck, Rooney