Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BESA

Miqësorja e mundshme: Besa - Bursaspor

Miqësorja e mundshme: Besa - Bursaspor


9 September, 2014 @17:05

Ish kampioni i Turqisë, Bursaspor, mund të aterojë në Kosovë për të zhvilluar një miqësore me ekipin pejan, Besa.

Drejtuesit pejanë janë në negociata me ekipin nga qyteti i Bursës, për të zhvilluar një miqësore me ta, ndërsa këto bisedime i ka konfirmuar edhe kryetari i klubit të Besës, Shemsedin Muhaxheri, i cili për gazetën Arena tha se negociatat janë krijuar si rrjedhojë e afërsisë së komunave të Bursës dhe Pejës, derisa edhe klubi turk ka shprehur vullnet dhe dëshirë për t’u zhvilluar kjo ndeshje.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur dhe ku mund të zhvillohet kjo ndeshje. Dëshira e klubit pejan është që ndeshja të zhvillohet në Kosovë, mirëpo mund të ndodhë që vendi i takimit të jetë edhe në Turqi, derisa gjasat janë të mëdha që ndeshja të zhvillohet gjatë muajit tetor.

Ditë më parë në Kosovë ka ardhur një tjetër skuadër nga Superliga turke, Sivasspor, e cila kishte zhvilluar miqësore me ekipin e Prishtinës në stadiumin e qytetit në Prishtinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga