ISL - TUR

Turqia ngrihet në Islandë
10 September, 2014 @1:04
Ish kundërshtarja e kombëtares shqiptare në kualifikimet për Botëror, Islanda, ka shënuar fitore bindës ndaj përfaqësueses së Turqisë, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 3-0.
Islandezët e shënuan golin e parë në minutën e 18’ me anë të Jon Dadi Boedvarsson, i cili realizoi me kokë pas daljes së gabueshme të portierit turk, Onur Kivrak.
Ekipi i Fatih Terimit mbeti me një lojtar më pak në minutën 59’ kur qendërmbrojtësi Omer Toprak u ndëshkua me dy kartona të verdhë brenda 4 minutave dhe më pas u përjashtua nga ndeshja.
Kjo e lehtësoi punën e vendasve të cilët arritën të shënojnë edhe dy herë me anë të Sigurdssonit dhe Sigthorssonit për një fillim ëndrrash në kualifikimet për EURO 2016.