MAN UTD

Rekord të ardhura nga Manchester United
10 September, 2014 @17:43
Skuadra angleze nga Premier League, Manchester United, ka përfituar hiq më pak se 541.5 milionë euro gjatë stinorit 2013/14.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga djajtë e kuq, përfitimet në stinorin e fundit janë rritur për 19% në krahasim me stinorin 2012/13, ndërsa arsye kryesore shihet të jetë titulli kampion i para dy viteve dhe marrëveshja 10 vjeçare me sponzorin ‘adidas’.
Megjithatë, përfundimi i në vendin e shtatë në stinorin që e lëmë pas, ka ndikuar që ekipi nga Old Trafford të humb rreth 40 milionë funta, e që ky dëm pritet të pasqyrojë edhe në stinorin e sivjetëm.
Nga të ardhurat prej të drejtave të tranmetimit televiziv, Manchester United ka pasur ngritje rreth 33%, ndërsa të ardhurat nga shitjet e produkteve zyrtare janë rritur për 24%.
Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës ka shpenzuar 191 milionë euro duke blerë lojtarë si Andel Di Maria, Radamel Falcao, Luke Shaw, Marcos Rojo dhe Daley Blind.