MIQËSORE
Shqipëria i kërkon miqësore Bosnjës
13 February, 2017 @10:42
Kombëtarja shqiptare është duke kërkuar kundërshtar për datat e lira nga FIFA pas duelit të marsit ndaj Italisë.
Sipas informatave të siguruara nga PanoramaSport, kuqezinjtë i kanë dërguar kërkesë Bosnjes për miqësore, ndërsa Federata e Bosnjes pritet t’ua kthejë përgjigjen brenda disa ditëve.
“Na kanë ardhur kërkesa nga Shqipëria, Austria dhe Çekia. Presim edhe një kërkesë këto ditë dhe besoj që deri në fund të javës do të zgjedhim rivalin ku do të kem mundësi t’i provojë të rinjtë,” ka thënë Mehmed Bazdarevic (lex. Bazhdareviç), përzgjedhës i përfaqësueses boshnjake.
Bosnja luan më 25 mars kualifikuesen ndaj Gjibraltarit. Shqipëria më 24 mars udhëton në ndeshje ndaj Italisë. FIFA ka data të lira deri më 29 mars, kur edhe planifikohet zhvillimi i ndeshjes potenciale.