CAGLIARI - JUVENTUS
Higuain vazhdon serinë e Juves
12 February, 2017 @22:45
Skuadra e Juventusit ka regjistruar edhe fitoren e pestë rresht në Serie A.
Zonja e vjetër e mposhti kësaj radhe skuadrën e Cagliarit me rezultat 2-0.
Që të dy golat e Juventusit u shënuan nga argjentinasi, Gonzalo Higuain, i cili arriti në numrin e 18 golave të shënuara në Serie A, aq sa ka edhe Edin Dzeko i Romës.
Cagliari nga minuta 67’ luajti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të mesfushorit Nicolo Barella.