TRANSFER
Godet Shkëndija, transferon Besart Abdurahimin
12 February, 2017 @18:28
Skuadra e Shkëndijës ka bërë një goditje shumë të rëndësishme në afatin kalimtar dimëror.
Drejtuesit tetovar kanë nënshkruar me mesfushorin anësor, Besart Abdurahimi, i cili ka karrierë në skuadra të ndryshme europiane dhe jo vetëm.
Futbollisti 26 vjeçar ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me Shkëndijën, ndërsa marrëveshja është zyrtarizuar pasi ai shkëputi kontratën me skuadrën ku luante deri më tani, Lokeren, nga Belgjika.
Abdurahimi më parë ka luajtur edhe për skuadrat si NK Zagreb (Kroaci), Hapoel Tel Aviv (Izrael), Astan (Kazakistan) dhe Cerezo Osaka (Japoni).
Ky është përforcimi i katërt dhe i fundit për Shkëndijën në këtë afat kalimtar, pas Dino Medjedoviçit, Jure Çollakut dhe Ivan Çelikoviçit.
Vlen të përmbendet se Abdurahimi ka edhe 12 paraqitje dhe një gol me përfaqësuesen e IRJ Maqedonisë.