PRISHTINA
Lloçi pengesë për Prishtinën, stërvitjet nisin në palestër
12 February, 2017 @19:33
Gjendja e rëndë në fushën e stadiumit të Obiliqit, e ka ndërruar mendjen e skuadrës së Prishtinës.
Bardhekaltërit sot paradite patën njoftuar që pas kthimit nga Antalya, do t’i fillojnë përgatitjet nga e martja në stadiumin e Obiliqit.
Mirëpo, për shkak të kushteve jo të volitshme, është vendosur që stërvitjet të nisin në palestër të mbyllur, duke iu shmangur kështu lloçit në stadiumin e Obiliqit.
Për shkak të renovimit të stadiumit në kryeqytet, Prishtina ka kohë që po ushtron në stadiume të ndryshme alternative.