MIQËSORE
Vitia mposht Ulpianën me përforcimet e reja
12 February, 2017 @18:44
Përforcimet e Vitisë po tregohen të qëlluara qysh para fillimit të pjesës pranverore të kampionatit.
Dy nga futbollistët e transferuar në këtë afat kalimtar, Ertan Hasani dhe Nermin Bishevac, kanë shënuar nga një gol sot për fitoren 2-0 të Vitisë ndaj Ulpianës në miqësore.
Vitia pjesën vjeshtore e ka përfunduar në pozitën e shtatë në Ligën e Parë, ndërsa Ulpiana në pozitën e 12-të.