RUSSIA 2018

Dy superfuqi në grup me Shqipërinë
25 July, 2015 @18:39
Shqipëria e ka gjetur veten në grupin G, pas shortit të hedhur sot në St. Petersburg të Rusisë për kualifikimet e Kampionatit Botëror që do të organizohet në Rusi më 2018.
Kuqezinjtë të cilët për herë të parë në histori ishin pjesëmarrës të shortit nga vazoja e tretë, për kundërshtarë do ta kenë përfaqësuesen e Spanjës, Italisë, Izraelit, Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit.
Shiko shortin e plotë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Në Botërorin Rusia 2018 në mënyrë direkte kualifikohen kryesuesit e grupeve, derisa tetë përfaqësueset më të mira që përfundojnë në vendin e dytë, do të luajnë në Play Off për ta siguruar kualifikimin.
Nga kontinenti i Europës në Botëror do të marrin pjesë 14 shtete, duke përfshirë këtu edhe Rusinë nikoqire.
Kundërshtarët e Shqipërisë në grupin G
Spanja | |||
Italia | |||
SHQIPËRIA | |||
Izraeli | |||
Maqedonia | |||
Lihtenshtajni |