SHQIPËRIA - ISLANDA
Shqipëria mposht Islandën, mbetet në lojë për kualifikim
10 September, 2019 @22:37
Në ndeshjen e luajtur sonte në “Elbasan Arena”, Shqipëria arriti që ta mposhtë me rezultat 4-2 Islandën, për të mbetur në lojë për kualifikim në EURO2020.
Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar. Ishte Kastriot Dermaku ai që e gjeti rrjetën në minutën e 32’, për ta dërguar Shqipërinë në pushim me epërsi minimale.
Me të filluar pjesa e dytë vendasit barazuan përmes Sigurdsson (47’), lojtarit kryesor të skuadrës, mirëpo reagimi i Shqipërisë ishte shumë i shpejt. Ishte Elseid Hysaj ai që shënoi për 2-1 në minutën e 52’, ndërkohë që edhe islandezët reaguan shpejt, duke shënuar me Sigthorssonin në minutën e 58’, që doli të ishte edhe goli i fundit i tyre në këtë takim.
Shqipëria në vazhdim të ndeshjes e mori kontrollin në dorë, duke shënuar me Odise Roshin 79’ e Sokol Cikalleshin 83’, për ta mbyllur ndeshjen me fitore 4-2.
Kjo fitore e mban në lojë Shqipërinë për kualifikim, kurse Islanda bën një hap prapa, sidomos pas fitores së Turqisë në Moldavi sonte.