Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARANZHOHET MIQËSORJA

Shqipëria ndaj Italisë, në nëntor

REUTERS

Shqipëria ndaj Italisë, në nëntor


29 September, 2014 @21:31

Ennio Tardini ku luan Parma në Serie A, do të jetë nikoqire e kuqezinjëve në përballjen miqësore që Shqipëria tashmë e ka zyrtarizuar ndaj Italisë!

Katër herë fituesit e Kupës së Botës në futboll, Italia, ka pranuar ftesën dhe ka konfirmuar ndeshjen që do të zhvillohet më 18 nëntor me fillim nga ora 18:00, shkruan tiranasja Panorama Sport sot.

Shqipëria asnjëherë më parë nuk ka luajtur miqësore me Italinë, ku do të shihet përballja e trajnerëve Gianni De Biasi me kuqezinjtë dhe Antonio Conte me azzurrët. 

Sidoqoftë në faqen zyrtare të FSHF-së ende nuk është publikuar asgjë, përkundër se shkruan se janë në bisedime të avancuara me drejtuesit e futbollit italian. 

Kuqezinjtë do të kenë dy ndeshje kualifikuese për Franca 2016 në muajin që vjen, derisa nëntori është i lirë për miqësore. Shqipëria është bashkëlidere e grupit me Danimarkën aktualisht, pasi që kanë nga 3 pikë të dyja, para ndeshjes së radhës, që e zhvillojnë mes veti në Elbasan më 11 tetor. 


 
Të gjitha lajmet nga