PARA SHORTIT TË EURO 2016

Gullit mund të vendos për Shqipërinë
11 December, 2015 @9:32
Legjenda e futbollit holandez, Ruud Gullit bashkë me ish futbollistin francez Bixente Lizarazu janë nikoqirë të shortit për EURO 2016 që mbahet nesër me fillim në ora 18.
Pjesëmarrës në short do të jenë edhe ish yje tjera të futbollit europian si Oliver Bierhoff, Angelos Charisteas, Antonin Panenka, David Trezeguet dhe Vicente del Bosque - që do të përcaktojnë përfundimisht rivalët dhe grupin e Shiqipërisë në Kampionatin Europian, Franca 2016.
Shqipëria bën pjesë në vazon e katërt të shortit dhe do t’i ketë në grup tre rivalë më të fortë, sipas rregullave të UEFA-së.
