GRUPI J

Hasi kualifikon Anderlechtin
10 December, 2015 @23:20
Anderlecht ka shënuar fitore ndaj Qarabagut 2-1 sonte në Bruksel për t’u kualifikuar në fazën e radhës së Europa League.
Trajneri Besnik Hasi në ndeshjet e fundit të grupit ka këndellur ekipin dhe pas fitores ndaj Tottenhamit ekipi ka marrë veten dhe tashmë është kualifikuar për pranverën europiane.
Në përballjen tjetër të Grupit J, Tottenham ka shkatërruar Monacon 4-1, ku Erik Lamela ka shënuar hat-trick, derisa golin e vetëm të francezëve e ka shënuar ish milanisti, Stephan El Shaarawy.
Sonte:
Tottenham - Monaco | 4-1 | ||
Anderlecht - Qarabag | 2-1 |
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT J:
1 | Tottenham Hotspur ANG | 13 pikë | ||
2 | Anderlecht BEL | 10 pikë | ||
3 | Monaco FRA | 6 pikë | ||
4 | Qarabag AZE | 4 pikë |