GRUPI I

Xhaka asiston, Ajeti debuton
10 December, 2015 @23:11
Baseli i kualifikuar xhiro më parë në 32-shen më të mirë të Europa League, sonte ka shënuar fitore ndaj Lech Poznanit në Poloni.
Në golin e fitores së ekipit zviceran ka asistuar Taulant Xhaka, derisa në sulm ka qenë nga minuta e parë Albian Ajeti.
E në pjesë të dytë, për Baselin ka debutuar edhe vëllau tjetër binjak, Adonisi.
Baseli ka përfunduar Grupin I si lider.
Sonte:
Lech - Basel | 0-1 | ||
Fiorentina - Belenenses | 1-0 |
TABELA PËRFUNDIMTARE E GRUPIT I:
1 | Basel ZVI | 13 pikë | ||
2 | Fiorentina ITA | 10 pikë | ||
3 | Lech Poznan POL | 5 pikë | ||
4 | Belenenses POR | 5 pikë |