PËRCAKTOHEN BARTËSIT DHE JOBARTËSIT

Renditja e skuadrave, para shortit
11 December, 2015 @9:21
Me sigurimin e kualifikimit të skuadrave përfundimtare në fazën eliminatore të Europa League, janë përcaktuar edhe bartësit dhe jobartësit në shortin e kësaj gare.
Kështu, nëse shikohen përballjet e mundshme dhe ekipet e renditura te bartësit dhe jobartësit para shortit, Europa League, pritet të dhurojë emocione më të mëdha sesa herave të tjera në pranverë.
BARTËSIT: Molde, Liverpool, Krasnodar, Napoli, Rapid Wien, Braga, Lazio, Lokomotiv Moskva, Basel, Tottenham Hotspur, Schalke, Athletic Club, Manchester United*, Bayer Leverkusen*, Olympiacos*, Porto*;
JOBARTËSIT: Fenerbahçe, Sion, Borussia Dortmund, Midtjylland, Villarreal, Marseille, St-Étienne, Sporting CP, Fiorentina, Anderlecht, Sparta Praha, Augsburg, Shakhtar Donetsk*, Galatasaray*, Sevilla*, Valencia*;
Shorti i Europa League mbahet të hënën që vjen në Nyon të Zvicrës me fillim në ora 13.
Sqarim:
Ekipet me fusnotë (*) kanë ardhë si të tretit e fazës grupore të Ligës së Kampionëve. |