MIQËSORE
Shqipëria U19 fiton ndaj Kosovës U19
24 May, 2018 @22:13
Në takimin miqësor mes Kosovës U19 dhe Shqipërisë U19, fituese doli kjo e dyta, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2-1.
Në “Elbasan Arena”, të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë U19 me golin e shënuar nga Patrik Pasha, ndërsa për 1-1 barazoi Gentrit Limani.
Në pjesën e dytë Shqipëria U19 arriti të shënojë edhe një herë, përsëri përmes Patrik Pashës, për ta mbyllur këtë miqësore me fitore 2-1.
Miqësoren e radhës këto dy skuadra do ta zhvillojnë të shtunën “Loro Boriçi” të Shkodrës.