BARAZHI: FERIZAJ vs VËLLAZNIMI
Ferizaji në Superligë, Vëllaznimi bie!
24 May, 2018 @19:17
Në ndeshjen e barazhit mes Ferizajit dhe Vëllaznimit, fituese doli Ferizaji, i cili u tregua më i suksesshëm pas goditjes së penalltive.
120 minutat përfunduan pa gola, me të dyja skuadrat që nuk treguan shumë, ndërsa gjatë penalltive gjakovarët u mposhtën, edhe pse kishin epërsi 1-0 pas 2 pritjeve nga Altik Muhaxhiri.
120 minuta lojë, gol nuk kishte dhe penalltitë vendosën në fund.
Nëntë kartona të verdhë në një ndeshje pa shumë raste, por në 120 minutat që do të thonë shumë për njërin dhe ekipin tjetër - që luftuan për të qenë pjesë e Superligës 2018/19.
Ferizaj në fund fitoi pas ekzekutimit më të mirë të penalltive, derisa Vëllaznimi i kthehet Ligës së Parë.
E dhimbshme edhe mënyra e eliminit për Vëllaznimin e Gani Sejdiut, derisa Ferizaji i Bylbyl Sokolit shpërtheu në festë.
Nga pika e bardhë për Ferizajin shënuan: Qerkini, Florim Berisha dhe Fillim Guraziu (tre penalltitë e fundit), ndërsa në fillim kishin dështuar Burim Shabani dhe Erdin Hashani.
Në anën tjetër, Lekë Vula dhe Burim Qorri ishin të vetmit që shënuan për kuqezinjtë nga Gjakova, derisa Tunë Bardhoku, Richard Asare dhe në fund, në penalltinë vendimtare dështoi edhe Besnik Krasniqi - për të përfunduar kështu aventura e Vëllaznimit në Superligë.