LEGJENDA KATALONASE
Iniesta në Japoni
24 May, 2018 @10:27
Futbollisti legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta, pas largimit nga klubi i zemrës, u zyrtarizua si lojtar i ri i Vissel Kobes në Japoni.
Iniesta 34 vjeçar, do ta vazhdoj karrierën e tij te skuadra Vissel Kobe, ku do të jetë bashklojtarë me gjermanin Lukas Podolski.
“Lidershipi dhe ADN-ja e filozofisë së futbollit që e ka Iniesta, do të jetë inspirim jo vetëm për Koben, por edhe për shoqërinë futbollistike japoneze në tërësi,” ka thënë pronari i ekipit japonez, Hiroshi Mikitani, me rastin e prezentimit të lojtarit.