PËRFUNDON STINORI
Kamza shpëton, Vllaznia bie!
23 May, 2018 @19:37
Një kampionat që lë shumë për të dëshiruar, derisa Vllaznia e Shkodrës bie nga Kategoria Superiore.
Kamza mposhti Partizanin si mysafir 0-1 (Rezi 48’) për të siguruar mbijetesën, ndërsa përkundër se shkodranët mposhtën Skënderbeun, njejtë si mysafir, 1-5 (Gripshi 50′ / Sukaj 19′ (p), Kalaja 28′, Çinari 61′, 78′ , Malota 69′) - mbijetesa ishte e pamundur.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SUPERIORES
Në anën tjetër, Luftëtari i Gjirokastrës ka shkruar historinë! Me fitore ndaj Lushnjës, njejtë si mysafir, 1-2 (Sefa 92′ (p) / Alushi 34′ (a), Shkurtaj 38′) Luftëtari për herë të parë në histor të klubit ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.
Në duelet tjera Kukësi barazoi me Flamurtarin 2-2 (Hoxha 49′ , Guri 74′ / Bushiç 38′ , Shameti (a) 53’), ndërsa Laçi mposhti Teutën 4-1 (Reginaldo 8′ , Jonuzi 64′, Uzuni 78′, 83′ / Peqini 55′, Hila 85′).
Skënderbeu në fund të ndeshjes festoi titullin kampion duke çuar Korçën në festë, por nuk do të merr pjesë në garat evropiane për shkak të skandalit të kurdisjeve.