LUCIEN FAVRE
Në stinorin e ri, me trajner të ri
22 May, 2018 @16:25
Borussia Dortmund ka bërë të ditur sot emrin e trajnerit të ri të skuadrës. Pas largimit të Peter Stoger nga drejtimi i klubit, që përfundoi i katërti stinorin 2017/18 në Bundesligë, klubi ka emëruar Lucien Favren kryetrajner.
Favre 60 vjeç i quajtur “truri” për shkak të taktikave të tija, është ndarë nga ekipi francez, Nice, dy ditë më parë dhe i është rikthyer Bundesligës, pasi që më parë ka qenë trajner i Hertha Berlinit dhe Borussia Monchengladbachut.
Zvicerani ka nënshkruar me Dortmundin kontratë deri më qershor të vitit 2020.